
Në ditët e sotme webfaqja është shpesh pika kontaktuese e pare me klientët potencial. Maestro Production dizajnon dhe krijon webfaqe që zgjerojnë shtrirjen e markës tuaj, u përshtaten industrisë tuaj dhe saktësisht pasqyrojnë biznesin tuaj si de qëllimin dhe vizionin e tij.
Ekipi i ekspertëve të produksionit tonë ka dizajnuar dhe krijuar webfaqe nga më të thjeshtat si html broshura deri në më të komplikuarat si CMS (content management system). Ne kemi përvojë në dizajnimin e webfaqeve dhe zhvillimin e bizneseve të vogla, korporata dhe reklama, qeveri, universitete etj.
Përvoja jonë në dizajnimin e webfaqeve dhe zhvillimin industrial përfshinë këto fusha:
- shëndet , modë & bukuri
- shërbime financiare & sigurim
- qeveri & edukim
- pronë & ndërtimtari
- webfaqe zbavitëse & komunitet
- shërbime tjera

Kompania jonë profesionale për web dizajn arrin dizajnin më të mire të mundshëm si përfundim. Maestro Production mundohet ta njohë biznesin dhe punën tuaj sa më mire. Ne fokusohemi në dizajnin që përputhet me industrinë tuaj dhe kërkesat e përdoruesve. Në fazat fillestare të projektit, ne identifikojmë elemente të rëndësishme të webfaqes sikur:
- faqe dhe navigacion
- funksional dhe pamje e lehtë për përdoruesin
- expozim i përmbajtjes & paleta e ngjyrave
Për market ekzistuese, llogoja dhe identifikimi i kompanisë janë factor kryesor në procesin e dizajnimit të webfaqes. Gjatë punës tone klienti ka mundësinë të sheh pamje të dizajnit dhe planit të projektit si model më i përafërt me pamjen përfundimtare të webfaqes. Rezultati është një design që në konsiderim merr industrinë aktuale të webfaqeve, funksionalitetin dhe përdorimin e lehtë.

Nga webfaqja e aprovuar, Maestro Production krijon një webfaqe standarte me veçori si XHTML dhe CSS. Këto standarte janë me rëndësi për rezultatet përfundimtarë sepse lejojnë që webfaqja të jetë e hapur për krejt audiencën. benifiti i ketyre standarteve është:
- përputhshmëria me teknologjinë e re
- i përshtatshëm për kërkim të avancuar
- menaxhim dhe mirëmbajtje e lehtë
- downloadim më i shpejtë nga hosti
Maestro Production i teston të gjitha webfaqet për "multiple operating systems" dhe browser të ndryshëm për të siguruar që webfaqja hapet pa problem në të gjitha mënyrat. Mund të shihni webfaqe te kaluara të punuara nga Maestro Production të cilat dhe sot nuk kane asnjë defekt. |