
Ne mund t’ ju ndihmojmë të shfrytëzoni fuqinë e televizionit që të arrini efektin maksimal për biznesin tuaj. Ndikimi i lartë i thirrjes për veprim, kreativitetit dhe mbështetjes së mprehtë të markës, reklama televizive e prodhuar nga Maestro Production pa dyshim që vërehet. Ne mund të punojmë me ju për të krijuar koncept kreativ për reklamë ashtu që të tërhiqet kryesisht audienca e planifikuar, apo të punojmë përmbledhje të veçantë për të plotësuar kërkesat tuaja për reklamën. Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera klientëve tonë që punojnë në fushën e tregtisë dhe industrisë. Vendosni aftësite tona kreative të veprojnë për ti dhënë biznesit tuaj anën profesionale në televizion.

Duke përdorur kamera digjitale 35mm me teknikën HD 1080p të imazhit, Maestro Production mund të ofroj video spote muzikore të kualitetit të lartë.
Përmes takimeve mes nesh do të bashkëpunojmë në dizajnin dhe pamjen e spotit që përfaqëson më së miri imazhin e artistit. Pasi që të gjitha spotet janë të ndryshme, struktura e çmimeve mund të diskutohet varësisht nga efektet, garderoba, grimi, ndriçimi dhe skenat. Jo të gjitha spotet duhet të jenë të vështira apo të shtrejta por varet nga vendimi i artistit se çka do ta prezantoj më së miri pamjen që mundohet ta arrijë. Nëse nuk mund të gjeni ide ne mund t’ju propozojmë në bazë të çmimit dhe të mundohemi të gjejmë atë që ju kërkoni.

Përdorni kameramanët tanë profesional, ekipin dhe editorët për të prodhuar dokumentarët tuaj apo video produksionin në High Definition.
Njëzet vite përvojë dhe shumëllojshmëria e kualiteti i punës që bëjmë, e bën Maestro Production me vlerë për çfarëdo projekt filmik dhe prodhim të dokumetarëve. Ekipi ynë profesional kryen punën në çfarëdo lokacini dhe bën çmos për të krijuar pamje sa më të mira.
Ne mund të punojmë të pavarur apo si pjesë e ekipit më të gjërë ndërkombëtar. Përvoja jonë i vjen ballë kushteve më të vështira për xhirime.

Ekipi i kameramanëve për emisione televizive i pajisur me kamera high definition dhe inçizim profesional i zërit si Sound Devices 4:4:2, field mixer, Senhieser lapel and boom microphones mund të përdoret për produksionin tuaj. Poshtu mund të lehtësojmë të gjitha kërkesat tuaja teknike para arritjes suaj.

Pajisjet tona për post produksion përmbajnë disa lloje të after software and hardware tools. Në Maestro Production mund të ofrojmë full in-house Post service. Prej prerjes dhe editimt e deri te publikimi online. Ne poashtu kemi aftësinë të pregatisim materialin për distribuim duke përfshirë DVD, Blu-ray dhe web me menyja të plota bashkëvepruese dhe dinamike.
Ne jemi të specializuar në produksionin High Definition dhe me punën tonë të palodhshme mund t’ju dalim ballë edhe projekteve më të mëdha. Zyret e produksionit tonë janë të pajisura me së paku 3 HD ekrane për monitorim më efikas dhe janë të lidhur me infrastrukturë të rrjetit me shpejtësi të madhe duke garantuar siguri dhe seriozitet.
When it comes to keeping audiences captured, our expert editors can convert seemingly average footage into masterpieces - you won't want to miss a second. Combine our Post service with VFX, Motion and Sound, and your project will achieve results beyond your wildest expectations.

|