
Pa marrë parasysh nëse është hyrje me Adobe Flash, reklamë për erkran të gjërë apo eCard e animuar për t’ia dërguar klientëve tuaj, punëtorët tanë me përvojë për animacione mund të krijojnë art digjital profesional që u përshtatet klientëve tuaj.

Pa marrë parasysh nëse kërkoni fotografi 3D reale për projektin tuaj apo diçka më abstrakte, skulpturat e kompjuterizuara 3D hapin rrugë për të krijuar çfarëdo që syri juaj sheh apo çfarëdo që dëshironi – me imagjinatën tonë (apo tuajën) që është kufiri I vetëm.
Kombinimi i këtyre fotove reale si VRay, që imiton dritën reale – dhe grafika CG mund të bëhen pjesë thelbësore dhe të rëndvsishme të projektit tuaj. Aftësitë tona për modele 3D të animuara poashtu mund të përdoren edhe si pjesë e projekteve më të mëdha duke I bashkangjitur tekniken e grafikës lëvizëse, mund të kompresohen dhe të transmetohen nga webfaqja duke përdorur aftësite tona flash, apo të komponuara me xhirimet reale.
Efektet prapashtesë dhe imitimi i lëvizjeve fizike reale janë pjesë e veglave moderne të artistëve 3D dhe softwari jonë është pjesë e kësaj. Pa marrë parasysh nëse kërkoni ujë, tym, zjarr, copëza apo çfarëdo kombinimi, ne mund t’ju ofrojmë zgjidhje efektive dhe reale.

|